Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovakisë sonte

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 26 March 2026

Kombëtarja e Kosovës do ta luajë sonte njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj.

Dardanët do ta vizitojnë Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Kampionatit Botëror, me qëllim që ta sigurojnë finalen, e më pas edhe krejt kualifikimin historik, shkruan “Gazeta Express”.

E duke e pasur parasysh se loja po afron, është koha për ta zbuluar formacionin e mundshëm të Kosovës në përballjen e sontme të Bratisllavës.

-Advertisement-

Duke e pasur parasysh se mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushori i palodhshëm Leon Avdullahu, trajneri Franco Foda duket se është përcaktuar për zëvendësuesit e tyre.

Në zemër të mbrojtjes do të përfundojë Kreshnik Hajrizi, kurse në mesfushë Veldin Hoxha.

Kosova pritet të luajë njëjtë si në ndeshjet e kaluara, me tre lojtarë në mbrojtje (Dellova, Hajrizi, Hajdari), katër në mesfushë (Hoxha, Rexhbeçaj dhe Gallapeni e Vojvoda që kthehen edhe në mbrojtjen me 5) dhe Florent Muslija në ofanzivë duke i mbështetur Vedat Muriqin e Fisnik Asllanin.

Në portë do të jetë i padiskutueshmi Aro Muriç.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy