Lajme

Klina rikujton pandeminë/ QKMF “Nënë Tereza” dhe Karitasi Leskoc përballen në futboll

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 13 March 2026

Sot u zhvillua një lojë futbolli mes QKMF “Nënë Tereza” Klinë dhe Karitasit Leskoc, në shenjë përkujtimi për një moment të rëndësishëm në historinë e komunës sonë.

Kjo ndeshje u organizua për të kujtuar ditën kur, 6 vite më parë – më 13 mars 2020, në Klinë u regjistrua rasti i parë i personit të infektuar me COVID-19.

Ishte një periudhë e vështirë për gjithë shoqërinë, por edhe një kohë që tregoi përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve shëndetësorë dhe solidaritetin e komunitetit.

-Advertisement-

Përmes kësaj loje simbolike, u rikujtua ajo periudhë dhe u shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë pandemisë.

Sporti sot shërbeu si një mënyrë për të bashkuar komunitetin dhe për të reflektuar mbi sfidat që kemi kaluar së bashku.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy