Kulturë

Organizohet për herë të dytë gara ndërkombëtare “J’adore Chopin” në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 09 Mars 2026

Pas suksesit të madh të edicionit të parë në mars të vitit 2025, gara “J’adore Chopin” do të organizohet për herë të dytë më 28 mars në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Në këtë garë muzikore morën pjesë qindra fëmijë nga vendet e rajonit, ndërsa organizatorët presin që edhe këtë vit interesimi të jetë i madh.

Organizatore e kësaj gare është profesorja universitare Rudina Ciko, në bashkëpunim me dirigjentin e njohur Maestro Zhani Ciko.

-Advertisement-

Në garë mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët, pa kufizim moshe, ndërsa ndarja në kategori do të bëhet sipas nivelit të deklaruar nga mësimdhënësit e tyre.

Secili pjesëmarrës duhet të interpretojë tri vepra: një nga kompozitori Frédéric Chopin, një nga një kompozitor shqiptar dhe një nga një kompozitor botëror.

Afati i fundit për aplikim në këtë garë është 26 mars.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy