Sport

Drita pa fat, humb krejt në fund ndeshjen historike

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 19 February 2026

Momentet finale të ndeshjes Drita – Celje ishin vendimtare për rezultatin.

Celje shënoi përmes Poplatnik në minutën e katërt shtesë, duke thyer zemrat e tifozëve gjilanas të cilët e panë ekipin e tyre të luftoj si i barabartë ndaj gjigantit slloven.

Me këtë gol, Celje shënoi fitore 3:2 në ndeshjen që u luajt në “Fadil Vokrri”.

-Advertisement-

Sllovenët avansuan 2:0 në pjesën e parë, mirëpo “Intelektualët” u rikthyen fuqishëm në lojë në 45 minutat e dyta me golat e Krasniqit dhe Balajt për barazimin e përkohëshëm 2:2, i cili qëndroi në fuqi deri në momentet e fundit kur Celje shënoi për të marrë fitoren në Prishtinë.

Dueli i kthimit luhet javën e ardhshme në stadiumin “Z’dezele” në Slloveni.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy