Mozzik me projektin e ri “Diss”, përmend Albin Kurtin, Lutfi Haizirin, Kadri Veselin e Loredanën
Autori: Gazeta inFokus
18:00 | 05 February 2026
Reperi nga Ferizaj, Mozzik, sapo ka lansuar EP-në e tij më të re me 5 këngë, duke sjellë diçka që rrallëherë shihet në industrinë e muzikës shqiptare.
Në këtë projekt, ai nuk ka zgjedhur të sulmojë vetëm të tjerët, por ka kthyer gishtin nga vetja, duke u përballur me “mëkatet” dhe gabimet e tij në një lloj vetëgjyqi publik.
Përmes vargjeve të ashpra, Mozzik thyen heshtjen pas shumë vitesh paragjykime dhe sulme ndaj tij. Ai u jep përgjigje të gjitha thumbave që i janë drejtuar kohët e fundit, duke treguar anën e tij të së vërtetës. Në këtë rrëfim muzikor, ai përmend figura kyçe të jetës së tij, përfshirë Loredanën, partnerin e saj, vajzën e tyre, Hanën, futbollistin gjerman Karim Adayemi por edhe politikanë e figura publike.
Ky projekt po konsiderohet si një lëvizje e guximshme, pasi artisti nuk ka kursyer as fjalët më të rënda ndaj vetes, duke ofenduar veprimet e tij të kaluara. Me këtë EP, Mozzik duket se ka vendosur t’i mbyllë llogaritë me të shkuarën dhe t’u tregojë vendin artistëve të estradës që janë marrë me të gjatë këtyre viteve.

T� tjera
-
Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike
Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Deçan. Gruaja ka raport...
-
Zvicra ndërton ura të veçanta për kafshët e egra, mbi 40 kalime mbi autostrada
Urat e gjelbra mundësojnë lëvizjen e sigurt të drerëve, dhelprave, derrave të...
-
“Nuk jam i obligum me u marrë me ty” – Fjalët e zyrtarit policor drejtuar Arlinda Zekajt pak ditë para vra*sjes së saj
Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë rikthyer në vëmendje komunikim...
-
Më 21 dhjetor nis gjykimi në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për vra*sjen e 107 civilëve në Gjakovë
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar seancën fillestare më 21...
-
Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, pas përfundimit me sukses të ...
-
“Një viktimë duke e lutur shtetin”, Lushaku kërkon shkarkime nga Kurti për rastin e Arlindës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar p...
-
Policia bastis një shtëpi në Han të Elezit, konfiskon tri armë
Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi n...
-
Përcaktohen rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare për interes të posaçëm shtetëror
Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat dhe kriteret që duhet të plotëso...
-
Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të...
-
Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm për vra*sjen e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë të enjten ankesat e paraqitura lidhur me akt...
-
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, du...
-
Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do...
































