Rozë

Rovena Stefa reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit: Dhimbje e thellë, qoftë i parajsës

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 26 November 2025

Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak në Itali, kanë filluar edhe reagimet nga artistët shqiptarë.

Këngëtarja Rovena Stefa ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi emocional, duke kujtuar Kasapin si mik dhe koleg të dashur.

“Dhimbje e thellë humbja e mikut tim, kolegut tim të dashur e shpirtbardhë, Shpat Kasapi! Ngushëllime familjes! Qoftë i parajsës!”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Vdekja e papritur e artistit ka tronditur publikun dhe komunitetin muzikor shqiptar, që po e kujtojnë Kasapin për zërin, hitet dhe personalitetin e tij të dashur./GazetaInfokus

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy