Rozë

Unikkatil në lidhje të re, veprimi i tij flet shumë

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 11 November 2025

Unikkatil, reperi legjendar dhe gruaja e tij Valbona, i kanë dhënë fund martesës.

Ky nuk ka qenë një thashethem i zakonshëm. Përkundrazi, ka qenë një “sekret” i ruajtur me fanatizëm dhe i ditur vetëm nga rrethe shumë të ngushta. Një ndarje e cila, tashmë, po konfirmohet.

Por… historia nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm gjysma e saj.

-Advertisement-

Burime të Prive By LS bëjnë me dije se ndarja ka kohë që ka ndodhur, dhe lideri i TBA është tashmë në një kapitull tjetër. Ai është prej kohësh në një lidhje të re dashurie… dhe thuhet se është shumë i lumtur.

Pavarësisht natyrës së tij të mbyllur, Rebel-i e ka reflektuar këtë lumturi të re, sigurisht, në mënyrën e tij.

Së fundmi, në bio-n e tij në Instagram është shfaqur një detaj i vogël, por domethënës: shkronja “J”, e ndjekur nga një zemër.

Burimet këmbëngulin se kjo nuk është një aventurë kalimtare. Lidhja thuhet se është bërë shumë serioze.

Mbetet të shihet nëse ky kapitull i ri do të thyejë më tej “murin” misterioz të Unikkatil-it, por një gjë është e sigurt: të gjithë sytë tani janë te shkronja “J”.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy