“24 orë pa rrymë” – Labinot Tahiri reagon ashpër dhe bën thirrje për protesta
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 04 October 2025
Ndërprerjet e energjisë elektrike që kanë prekur qytete të ndryshme të Kosovës kanë sjellë reagime të forta nga qytetarët, përfshirë edhe këngëtarin dhe deputetin e njohur, Labinot Tahiri – Labi.
Ai ka shpërthyer në kritikë të ashpër ndaj institucioneve, duke denoncuar mungesën e reagimit dhe duke bërë thirrje për organizim protestash.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi tha se qyteti i Ferizajt, si dhe shumë zona të tjera, kanë mbetur për 24 orë pa energji elektrike, gjë që sipas tij përbën një nënçmim dhe poshtërim për qytetarët.
“24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! A është e mundur që një qytet i tërë të mbetet pa rrymë dhe askush mos të reagojë?!” – shkroi ai.
Thirrje për mobilizim qytetar
Këngëtari theksoi se situata po prek rëndë jo vetëm familjet, por edhe bizneset dhe sektorin shëndetësor, ku sipas tij profesionistët nuk guxojnë të reagojnë publikisht. Në këtë kuadër, ai paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të marrë vetë nismën për protesta.
“Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajt tonë dhe shumë qyteteve të tjera,” – shtoi ai.

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...




























