Rozë

Loredana kapet ‘mat’ me unazën e Don Xhonit në gisht? Pamje

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 03 October 2025

Raporti mes Don Xhonit dhe Loredanës prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes në botën e showbiz-it.

Disa javë më parë gjatë një interviste Loredana kërkoi që të mos “merremi me thashetheme”, por megjithatë shprehu vlerësim të madh për reperin.

Më pas, një video e publikuar ku të dy shfaqeshin në të njëjtën makinë u pa si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e afërt.

-Advertisement-

Tani duket se ka dalë në pah edhe një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Loredana, e cila këto ditë po qëndron në Prishtinë, është parë me një unazë ari – një model jo shumë i zakonshëm për të.

Dhe fansat besojnë se ajo unazë i përket askujt tjetër përveç Don Xhonit, pasi është e ngjashme me atë që reperi është parë duke mbajtur më parë.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy