Rozë

Xheneta apelon pas varrimit të vëllait të Gjestit: “Mos ndani foto e video, tregoni pak mëshirë”

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 28 September 2025

Dje, në mes të një dhimbjeje të madhe, u varros vëllai i mitur i artistit të njohur, Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, shumë këngëtarë dhe artistë të njohur, si dhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova dhe Albania.

Mes tyre ishte edhe Xheneta, e cila pas varrimit reagoi publikisht, duke bërë apel për më shumë ndjeshmëri dhe respekt ndaj familjes së pikëlluar.

-Advertisement-

“Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllaut të Gjestit, kthehen në skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale. Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij. Ata e kanë humbur më të dashurin e tyre, dhe çdo video apo foto e shpërndarë ua rëndon plagën edhe më shumë,” shkroi Xheneta.

Ajo kërkoi që dhimbja të mbetet aty ku i takon – brenda zemrës së familjes dhe jo të shndërrohet në përmbajtje për rrjetet sociale. “Mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale,” theksoi ajo.

Tutje Xheneta shprehu falënderim dhe respekt për familjen e Gjestit, duke shtuar një lutje që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen dhe t’ua shpërblejë durimin./GazetaInfokus

Reagimi i plotë:

Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllaut të Gjestit, kthehen në skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale.
Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij. Ata e kanë humbur më të dashurin e tyre, dhe çdo video apo foto e shpërndarë ua rëndon plagën edhe më shumë.

Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi.
Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale.

Allahu ua shtoftë gajretin familjes, ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shpërbleftë durimin.

Kësaj here, ju kërkoj të tregoni pak njerëzi. Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy