OEK i drejtohet Osmanit, Kurtit e ZRRE-së për herë të fundit: Tregoni përgjegjësi para qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 30 July 2025
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i është drejtuar sot me një kërkesë publike Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset prodhuese.
Në letrën e nënshkruar nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksohet se kjo është “thirrja e fundit, e sinqertë dhe e përgjegjshme” për të ndaluar një veprim që, sipas tij, po dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, duke detyruar bizneset prodhuese të dalin nga tregu i lirë i energjisë.

Sipas OEK-ut, kjo situatë po sjell pasoja të mëdha ekonomike, përfshirë rrezikun e mbylljes së fabrikave, humbjen e mijëra vendeve të punës dhe shkatërrimin e prodhimit vendor.
Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, bazuar në një hulumtim me kompanitë e sektorëve kryesorë, ka evidentuar tre pasoja kryesore të rritjes së çmimit të energjisë:
- Kostoja e energjisë për industrinë është rritur mesatarisht tri herë krahasuar me vitin 2024.
- Në disa industri, ndikimi në shpenzimet operative ka arritur deri në 44%, duke pamundësuar vazhdimin normal të prodhimit.
- Vetëm në sektorin e ndërtimit, kostoja është rritur mbi 5.6 milionë euro, ndërsa në industrinë e ushqimit mbi 1.7 milionë euro.
OEK paralajmëron se në të njëjtën kohë, po krijohet një konkurrencë e padrejtë në treg, pasi disa kompani janë kthyer në tregun e rregullt përmes pezullimit të vendimit nga gjykatat, ndërsa të tjera mbesin në pritje të vendimeve gjyqësore.
“Janë dhjetëra vendime të Gjykatës Komerciale që vërtetojnë shkeljet ligjore gjatë zbatimit të këtij procesi”, thuhet në letrën e OEK-ut, ndërsa nënvizohet se zbatimi i vendimit në kundërshtim me aktvendimet gjyqësore përbën shkelje të ligjit dhe të parimeve kushtetuese.
Përmes kësaj thirrjeje, OEK kërkon nga institucionet shtetërore të tregojnë përgjegjësi dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të mbrojtur bizneset prodhuese dhe interesin publik.
“Është momenti që të tregoni përgjegjësi para qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës”, përfundon letra drejtuar autoriteteve më të larta të vendit.

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...
































