Ekonomi

DhTIK paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRrE nuk vendos sot ta shtyj procesin për liberalizimin e tregut të energjisë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 30 July 2025

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në rast se kjo e fundit nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Sipas DhTIK, bizneset anëtare janë thellësisht të shqetësuara me mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur të zbatimit të këtij procesi, që, sipas tyre, rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë financiare dhe madje ekzistencën e shumë kompanive në vend.

“Nëse ZRrE nuk merr sot vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe pezullim të aktiviteteve ekonomike”, thuhet në reagimin e Dhomës.

-Advertisement-

Aty gjithashtu thuhet se kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë sistematikisht shpërfillur nga ZRrE, çka ka shtuar pasigurinë në treg dhe ka rritur barrën financiare mbi sektorin privat, i cili tashmë përballet me sfida të mëdha.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy