Lajme

Hykmete Bajrami: Avni Dehari kohë më parë ia ka shitur shpirtin Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 17 Korrik 2025

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka vazhduar të flasë në foltoren e Kuvendit pas mbylljes së seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari.

Barjrami ka thënë se vazhdimi i fjalimeve s’është shkelje e Kushtetutës, meqë po flasin pas mbylljes së seancës dhe se kjo është një formë proteste për shkak të ndaljes së fjalës nga kryesuesi Avni Dehari.

“Sepse z. Dehari, që kohë më parë ia ka shit shpirtin Albin Kurtit, po na e mohon të drejtën e fjalës”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

”Të punojnë ditë e natë me sinqeritetin më të madh, që t’ia heqim maskën, Albin Kurtit. Ai e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze”.

”Që katër vjet e gjysmë e njeh shumë mirë protokollin e shtetit të Kosovës.  Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. Ata nuk e njohin rendin kushtetues, dhe kjo është një kambanë për alarm”.

”Ju bëjë thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më”.

”Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale me datën 8 maj. Sepse ne kemi kontestuar mbajtjen e dy pozitave. Ata marrin vendime të paligjshme, ndajnë buxhet në baza ditore për interesa të tyre”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy