Lajme

Bajrami: Sa herë nuk punon KEK-u, punon NOA dhe EFT-ja e Hamoviqit

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 11 Korrik 2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimit të Infokus për zero prodhim nga KEK-u për 24 orë duke kërkuar që Prokuroria Speciale të nisë hetim të thelluar dhe urgjent ndaj të gjithë zinxhirit vendimmarrës në sektorin e energjisë në Kosovë, duke përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe kompanitë e tjera të përfshira.

Sipas saj, skemat e dyshimta në menaxhimin e energjisë po i kushtojnë qytetarëve dhe buxhetit të shtetit, ndërsa mungesa e transparencës dhe bashkëpunimi me kompani të caktuara private ka ngritur dyshime serioze për abuzime, shkruan Gazeta Infokus.

“Sa herë nuk punon KEK-u, punon NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviçit,” deklaroi Bajrami, duke aluduar në praktika të cilat, sipas saj, duhet të jenë objekt i hetimeve ligjore.

-Advertisement-

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë! Kërkojmë transparencë dhe drejtësi. Hetim të menjëhershëm për abuzimet në sektorin e energjisë!” përfundoi ajo./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy