Avokati Bajraktari reagon ndaj deklaratave të Kurtit për ish-krerët e UÇK-së: Në kohë të pakohë po i ndihmohet Prokurorisë Speciale
Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 03 Korrik 2025
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që lidhin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me zhvillimet politike aktuale, duke i quajtur ato të pabaza dhe të dëmshme për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Hagë.
“Deklarimet se ish-krerët e UÇK-së janë të përfshirë apo japin instruksione në çështje politike, përveçse janë goditje e ulët dhe nën brez, janë tërësisht të pasakta dhe të pamundura të ndodhin,” u shpreh Bajraktari.
Ai theksoi se çdo vizitë apo kontakt me të akuzuarit monitorohet në mënyrë të rreptë nga Gjykata Speciale, gjithmonë në prani të së paku dy personave, duke e bërë të pamundur dhënien e çfarëdo instruksioni apo ndërhyrjeje, shkruan Gazeta Infokus.
“Kryeministri i Kosovës jo vetëm që nuk ka marrë mundin t’i vizitojë asnjëherë ish-krerët e UÇK-së, por me qëndrimet e fundit ka treguar edhe mosinteresim të plotë për ta,” shtoi ai.
Sipas Bajraktarit, deklarime të tilla ndihmojnë drejtpërdrejt Prokurorinë e Speciales, e cila në raste të kaluara ka përdorur deklarata publike – madje edhe nga analistë televizivë – si arsye për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve.
“Kjo nuk është ndihmë për drejtësinë, përkundrazi – është ndihmë për padrejtësinë. Ata nuk janë të akuzuar si individë, por si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën mos e rëndoni situatën,” përfundoi Bajraktari, duke e cilësuar këtë si një “kohë të pakohë”, ku çdo veprim i pamatur mund të përkeqësojë pozitën e tyre para gjykatës.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...




























