Rozë

Publikoi fotografi me të nga Dubai, Xheneta bën reagimin e papritur për të ‘dashurin’

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 01 July 2025

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka sqaruar së fundmi zërat që qarkulluan rreth jetës së saj personale, pas publikimit të një fotografie me një djalë, që u supozua gjerësisht si i dashuri i saj.

Gjatë një live në rrjete sociale, modelja tha se postimi i saj ishte i qëllimshëm, por jo për të konfirmuar një lidhje romantike.

Sqaroi se kishte marrë shumë mesazhe në lidhje me personin në fjalë dhe vendosi të publikonte një video për të ndalur thashethemet.

-Advertisement-

Foto: Screenshot/Instagram

“Atë fotografinë që e kam publikuar me atë djalin e ri, që kam thënë është i dashuri im, thjesht e kam bërë… në atë kohë kam marrë mesazhe shumë për personin në fjalë. Thjesht kam dashur të mbyllet si muhabet dhe e kam hedhur atë video”, tha ajo.

Në një reagim më të drejtpërdrejtë ndaj komenteve dhe perceptimeve të publikut, Xheneta shtoi: “Ju jeni aq të prapambetur dhe të paaftë për të kuptuar. Unë nëse kisha pasur të dashur, kisha hedhur video nonstop me të”.

Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime në rrjete sociale, ndërkohë që duket se Xheneta po përpiqet të mbajë distancë nga zërat dhe ndërhyrjet në jetën e saj private.

Me personin në fjalë në momentin kur postoi fotografinë ka qenë në pushime në Dubai. 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy