Lajme

Kurti në Shkup, Lushtaku: Së pari punët e shtëpisë – s’është i interesuar për konstituim

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 01 Korrik 2025

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vizitën e tij në Shkup, duke e akuzuar për shpërfillje të situatës politike në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Lushtakut, në kohën kur Kuvendi i Kosovës është i bllokuar dhe qytetarët përballen me probleme të mëdha, Kurti duhej të fokusohej fillimisht në “punët e shtëpisë”.

“Prej fillimit, e sidomos pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti ka treguar joseriozitet. Mungesa e tij si deputet në seancat e Kuvendit dhe si kryetar i partisë dëshmon që është i gatshëm të shkelë çdo ligj dhe kushtetutë, vetëm për të mbajtur pushtetin,” u shpreh Lushtaku para mediave, raporton Klan Kosova.

-Advertisement-

Ai shtoi se kryeministri në detyrë nuk po tregon asnjë interesim për hallet e qytetarëve dhe për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Së pari duhet të jenë prioritet punët e shtëpisë, pastaj mund të ketë diskutime në forume të tjera. Është për keqardhje që ende nuk i ka zgjidhur as çështjet bazike në Kosovë,” përfundoi Lushtaku.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy