Limaj para nisjes së seancës flet për “marrëveshjen xhentelmene” me Kurtin
Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 29 Maj 2025
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit lidhur me mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Limaj deklaroi se deri më tani nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare, por shtoi se ka zhvilluar një takim me Glauk Konjufcën, nënkryetarin aktual të Kuvendit, para dy ditësh. Ai tha se kanë pasur një marrëveshje verbale, të cilën e përshkroi si xhentelmene.
“Shpresoj që të ndryshojë diçka… nuk kam pasur ndonjë ftesë. Jam takuar me Glauk Konjufcën para dy ditëve, ai është edhe nënkryetar i Kuvendit dhe është normale të bisedojmë. Kemi pasur një marrëveshje xhentelmene verbale, pa nënshkrim. Me rëndësi është që ka alternativa, dhe Nisma është e gatshme ta zbatojë këtë marrëveshje xhentelmene,” tha Limaj.
Ai shtoi se aktualisht janë duke u diskutuar disa ide dhe mundësi që, sipas tij, mund të shfrytëzohen, por mbetet të shihet nëse do të konkretizohen.
“Me rëndësi është që tash janë disa ide, disa mundësi që mundemi me i shfrytëzu. Se a do t’i shfrytëzojnë, nuk e di,” përfundoi Limaj.
Kujtojmë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një prej pikave kyçe në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet e sotme në Kuvend.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...

































