Lajme

Dejona Mihali i gjuhet Adritik Kelmendit

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 05 Maj 2025

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar në rrjetet sociale duke vënë në pah rolin e gazetarit Adriatik Kelmendi në debatet politike të ditëve të fundit. Ajo shkruan se “po vihet re një fenomen i ri në publik këto ditë: sa herë i referohet dikush LDK-së me ndonjë kërkesë politike, i pari përgjigjet Adriatik Kelmendi i Devollëve.”

Postimi i saj erdhi pak pas një propozimi publik nga Kelmendi, i cili parashtroi një skenar për “rilindje politike” që sipas tij do të mund të stabilizonte vendin. Në këtë formulë, Kelmendi sugjeron që Lumir Abdixhiku të jetë kryeministër, Albin Kurti president, Memli Krasniqi kryetar Kuvendi dhe Bedri Hamza zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave – i gjithë ky konfigurim, sipas tij, mbi bazën e një marrëveshjeje të gjerë politike për stabilitet institucional dhe përparim euroatlantik.

Mihali shprehet më tej se “miqtë e Adriatikut nuk po lënë vend pa thënë se Devollt duan ta kandidojnë për kryetar komune z. Kelmendi”. Ajo nënvizon se ndonëse dikush mund të mendojë se e kanë fjalën për Pejën, “jo – Devollt duan ta kandidojnë për Prishtinën”, dhe shton se “ende nuk e kanë gjetur saktë partinë” ose “nuk e kanë të qartë nëse duan përfundimisht Adriatikun apo Uran Ismajlin”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy