Finalja e madhe e BBV- Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert…
Autori: Gazeta inFokus
16:47 | 16 April 2025
Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun.
Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.
Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.
Ai u shpreh se do të jetë një koncert i vërtetë 6 orësh me këngë, performance dhe surpriza.
“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.
Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.
E kemi konceptuar pjesën jashtë, në edicionet e kaluara thuhej emri i fituesit, në një hapësirë ku njerëz që duan ta shijojnë nga më afër programin, jo nga rehatia e shtëpisë apo vendit ku mblidhen me miqtë dhe familjarët, ta bëjnë pikërisht këtu. Në botë ekziston kjo ideja që gjenerata Z e quan ‘viewing party’, një mbledhje ku ti shikon një program, por jo vetëm aq, këtu do të ketë performance muzikore, të cilat do ta kthejnë gjithë këtë në një koncert të vërtetë 6 orë, fatmirësia jonë këtë edicion është se kishim artistë të jashtëzakonshëm, kemi patur edicionin me më shumë artistë të cilët kanë prodhuar këngë brenda apo sapo kanë dalë nga shtëpia e BBV, hitet e të gjithë këtij sezoni do të këndohen dhe përcillen me dashuri nga i gjithë publiku i cili vjen nga gjithandej, kam dërguar për organizime nga qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova është duke ndodhur e njëjta gjë për të ardhur për të parë, fatmirësisht vendi mban, por biletat janë të reduktuara, vendi është i madh, por jo aq i madh.
Biletat mund t’i gjeni lehtësisht online, çdo gjë ka kaluar online tani, nëse jeni akoma me të vjetrën dhe doni ta merrni biletën fizikisht janë dy vendndodhje, zyrat në Kashar dhe Arena Center. Praktikisht është e lehtë për të marrë, bileta ka një çmim simbolik, qëllimi është të mblidhemi së bashku jo vetëm ne që kemi jetuar çdo ditë me këtë përvojë, por jam i bindur që publiku për çdo banor është kthyer në një tifoz të jashtëzakonshëm dhe tifozeria këtë vit ka qenë një ndër më të mirat e të gjitha edicioneve”, tha Liço.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...


































