Lajme

Pakicat: S’kemi votë për opozitën

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 14 Prill 2025

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, bashkë me deputetë të tjerë nga radhët e partive të komuniteteve jo-shumicë, është paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si pjesë e legjislaturës së re, shkruan Gazeta Infokus.

Krasniqi konfirmoi se grupi parlamentar i komuniteteve, i përbërë aktualisht nga shtatë deputetë, do të mbështesë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Ne jemi grupi parlamentar i komuniteteve . Jemi 7 deputetë aktualisht. Ne jemi për votimin e kryetarit të kuvendit dhe qeverisë. Jemi për qeverinë Kurti sepse e ka shumicën. Vlerësoj se 42.3 për qind janë shumica e qytetarëve që kanë votu për kryeministrin, për mu këtu është vullneti i shumicës. Ne jemi 7  deputetë në grup dhe  jemi forcë e rëndësishme në qeverinë e ardhme”, u shpreh Krasniqi.

-Advertisement-

Ai nënvizoi rolin konstruktiv që grupi parlamentar i komuniteteve do të ketë në funksionimin e institucioneve të reja dhe në garantimin e përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve në qeverisje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy