Gërvalla takon Prevotin: Belgjika, mbështetëse e Kosovës në rrugën euroatlantike
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 14 Prill 2025
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe përkrahjen e mëtejshme të Belgjikës në proceset ndërkombëtare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
“Takimi me ministrin Prévot ofroi mundësinë ideale për të theksuar miqësinë e sinqertë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës sonë,” shkroi Gërvalla në një postim në Facebook.
Ajo tha se bisedimet u fokusuan në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si drejtësia, arsimi, kultura dhe ekonomia. Gërvalla kërkoi gjithashtu përkrahjen e Belgjikës në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
Në këtë kuadër, ministrja theksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të Kosovës në forumet evropiane dhe thelbësinë që mbështetja për vendin të konkretizohet në veprime që nxisin integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës.
“Belgjika ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm në mbështetje të drejtësisë, stabilitetit dhe vlerave demokratike në Ballkanin Perëndimor. Një rol të veçantë në marrëdhëniet tona e luan diaspora jonë në Belgjikë, e cila ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e lidhjeve dypalëshe. Ka potencial të jashtëzakonshëm për të shfrytëzuar këtë urë të fortë përmes projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore dhe zhvillimore,” tha ajo.
Ministrja Gërvalla përfundoi duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe euroatlantike, ndërsa Belgjika do të vazhdojë të jetë një aleate e rëndësishme në këtë rrugëtim të përbashkët.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...






























