Haradinaj gọdet Limajn: Sjellje e turpshme nëse e mbështesin pushtetin, kemi kërku vota për ndryshim
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 14 Prill 2025
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhënë një deklaratë për media pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
“Ne, në parim, e mbështesim kandidatin për kryetar të Kuvendit. Natyrisht do të zhvillojmë konsultime me partitë tjera opozitare, si PDK dhe LDK. Besoj se konstituimi i Kuvendit është në interes të të gjithëve. Më pas, sikurse dihet, Aleanca është e përkushtuar që në rast të pamundësisë së pozitës për të krijuar shumicën, të punojmë për formimin e një qeverie nga opozita,” u shpreh Haradinaj.
I pyetur për raportet me Nismën Socialdemokrate dhe liderin e saj, Fatmir Limaj, Haradinaj u shpreh se nuk ka pasur komunikim pas, siç e quajti ai, “intervistës së famshme” të Limajt.
“Krijimi i një shumice nga opozita ka qenë i vështirë në vetvete, por pozicionimi i hershëm i zotit Limaj e ka bërë edhe më të vështirë. Ka qenë një vendim i parakohshëm. Nëse Nisma dhe z. Limaj vendosin të mbështesin pushtetin, atëherë ata ndahen nga ne. Kjo do të ishte një ndarje e turpshme, pasi ne kemi kërkuar votën për ndryshim,” tha ai.
Haradinaj gjithashtu bëri të ditur se i ka dërguar një shkresë Limajt, përmes së cilës e ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimin e marrë nga ky i fundit, të cilin e cilëson si “të parakohshëm dhe befasues”, duke theksuar se kjo ka vështirësuar përpjekjet për krijimin e shumicës opozitare.
Kur u pyet nëse AAK ka ndonjë kusht për të hyrë në koalicion, Haradinaj u përgjigj shkurt:
“Për VV kemi një kërkesë, të kalojë në opozitë. Për opozitën, nuk kemi asnjë kusht.”

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...

































