Rozë

Pamje shqetësuese: Gjesti shihet me syrin e nxirë pas su* lmit të Joz Markut në BBVA

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 13 April 2025

Një nga momentet më të tronditëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4 ka ndodhur gjatë gjysmëfinales së spektaklit, kur ish-banori Jozi Marku, në çastin e daljes së saj nga shtëpia, e goditi me shuplakë banorin tjetër, Gjestin, duke e rrëzuar përtokë.

Ngjarja ndodhi live, para syve të publikut dhe kamerave të shumta, duke shkaktuar reagime të forta në rrjete sociale dhe indinjatë nga shikuesit.

E sot Gjesti pas incidentit të mbnrëmshëm është parë me një nxirje të syrit në anën ku banori Joz Marku e goditi atë.

-Advertisement-

Një përkrahje e gjerë Gjestit iu dha edhe  nga figura të njohura të estradës, por edhe nga ndjekësit anembanë botës.

Një ndër reagimet më të ndjera dhe të fuqishme është ai i publikuar në profilin zyrtar të Gjestit, ku shprehet dhimbja, por edhe krenaria për mënyrën si Gjesti reagoi përballë dhunës.

Reagimi i plotë plotë:

“Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP.

Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë. Dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.

Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj.

Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.

Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të.

Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë.

Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.

Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.

Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit.

Dashuria juaj i jep forcë.”

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy