Rozë

Media italiane raporton për incidentin në BBVA, çka thuhet në artikull?

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 13 April 2025

Për incidentin e natës së mbrëmshme, kur Gjesti goditet nga Jozi me shuplakë në Big Brother VIP Albania 4, ka shkruar edhe një medium italian.

Në artikullin e mediumit Fanpage.it shkruhet: “Konkurrenti i Big Brother VIP shqiptar, këngëtari Jozi, ka goditur me grusht Gjestin, po ashtu këngëtar, gjatë transmetimit gjysmëfinal të mbrëmjes së djeshme, duke e bërë atë të përfundojë në spital. Policia vuri në pranga sulmuesin, i cili u arrestua dhe më pas u la i lirë në orët e para të mëngjesit”.

“Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, këngëtari shqiptar, Jozefin Marku, ka goditur me grusht Gjestin.

-Advertisement-

“Pas aksidentit, Gjesti është dërguar në spital për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të marrë tretman mjekësor për plagosjen e rëndë. Pas trajtimit, garuesi u kthye në shtëpi pasi gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Por, për Jozin ka mbërritur policia e cila ka ndërhyrë në vend, e ka vënë në pranga dhe e ka arrestuar”, thuhet tutje në artikullin e medias italiane.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy