Rozë

Aldo Marku zbulon arsyen e divorcit me bashkëshorten

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 10 April 2025

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ish-banori i “BBV” Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte arritur një pikë ku nuk funksiononte më.

“Ka ardhur një moment që nuk po e flisnim më të njëjtën gjuhë,” u shpreh ai, duke theksuar se edhe pse ndarja nuk është e lehtë, ndonjëherë është e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe mirëkuptimin, përcjell Insajderi.

Aldo shtoi se vendimi ishte i përbashkët dhe i mirëmenduar: “Ne vendosëm të ndaheshim që vajza jonë të mos rritej në një ambient me tensione.”

-Advertisement-

Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se respekti mes tyre mbetet i pandryshuar: “Nuk është se nuk kemi respekt për njëri-tjetrin, përkundrazi, është një njeri që më ka dhënë një dhuratë të jashtëzakonshme, vajzën tonë.”

Në fund, Aldo e bëri të qartë se ky vendim është përfundimtar: “Nuk ka kthim pas. Unë jam shumë mirë me këtë që kam vendosur.”

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy