Rozë

Banorët e BBVA besojnë se Trump ka ardhur për pushime në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 03 April 2025

Në prime-n e djeshëm, banorët e Big Brother Vip Albania janë përballur me një sfidë interesante, ku atyre do t’iu prezantoheshin disa tituj lajmesh, dhe këta duhej t’i dallonin se cilët ishin të vërtetë, e cilët jo.

Njëri nga lajmet, që u përballen ata ishte se: “Donald Trump zgjedh Shqipërinë për pushime! Kalon 3 ditë në Sazan mes luksit dhe misterit”, transmeton Insajderi.

Ky ishte lajmi që ka ngjallë më së shumti diskutime mes banorëve, dhe papritmas shumica e banorëve vendosën të anojnë nga kolltuku i së vërtetës, duke besuar se ish-presidenti amerikan kishte vizituar vërtet Shqipërinë dhe kishte kaluar disa ditë në ishullin e Sazanit.

-Advertisement-

Përveç dikujt që qëndroi më skeptike dhe ka insistuar se lajmi ishte i pavërtetë, dhe ajo ishte Loredana, me argumentimin se “Nuk ka luks në Sazan”.

Dhe faktikisht, ajo kishte shumë të drejtë sepse Ishulli i Sazanit, për shumë vite ka qenë bazë ushtarake dhe ka mbetur jashtë funksionit turistik, nuk ofron resorte luksoze apo kushte për një pushim të tillë siç sugjeronte lajmi.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy