A i siguroi LVV-ja votat për formimin e qeverisë? Presidentja Osmani e vendos 15 prillin datën për seancën konstituive
Autori: Gazeta inFokus
17:09 | 01 Prill 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur sot, 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive ku pritet të bëhet betimi i deputetëve të zgjedhur dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe certifikimit të rezultatit përfundimtar, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas ligjit për seancën konstituive dhe formimin e qeverisë, para se presidentja të marrë këtë vendim, partia e parë fituese në zgjedhje pra Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i faktojë presidentes se posedon numrat për formimin e qeverisë.
Deklarata e Glauk Konjufcës a ishte paralajmërim se i kanë arritur 61 vota për qeverinë?
Sot kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca para gazetarëve tha se beson që tashmë i kanë votat për formimin e qeverisë së re.
“Sa i përket zgjedhjeve krejt çka presim është të themelohet shumë shpejtë Qeveria e Kosovës në parlament. Fillimisht parlamenti duhet të konstituohet. Besoj që i kemi numrat”, ishte deklarata e Konjufcës pasi bëri pas homazheve që bëri në 26 vjetorin e Masakrës në Lubeniq të Pejës.
Si mund të ngrijë procesi për zgjedhjen e kryeparlamentarit ?
Në bazë të rezultateve përfundimtare, kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota.
Por, nëse kjo parti nuk e propozon dikë për kryetar, procesi ka mundësi të ngrijë në vend.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë që nëse kjo ndodh, nuk do të ishte hera e parë.
“Bazuar në praktikën e vitit 2014, kur procedura e konstituimit të institucioneve kishte zgjatur gjashtë muaj – atëkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar afat ligjor, as kushtetues, se brenda çfarë periudhe është i obliguar subjekti fitues i zgjedhjeve që të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit”.
Më 27 mars 2025 janë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, duke shënuar nisjen e afatit 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Seanca e parë është caktuar për 15 prill, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese me mbi 390 mijë vota, përkatësisht 42.30% të votave, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rreth 190 mijë vota ose 20.95%, e cila do të përfaqësohet me 24 deputetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar mbi 170 mijë vota apo 18.27%, duke siguruar 20 ulëse.
Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka marrë rreth 66 mijë vota (7.06%) dhe do të ketë 8 deputetë në përbërjen e re.
Ndërsa Lista Serbe ka siguruar mbi 39 mijë vota (4.26%) dhe do të përfaqësohet me 9 ulëse në Kuvend./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...






























