Muharremi i reagon Abdixhikut: LDK pa Avdullah Hotin, ma mirë mos me ekzistu hiç
Autori: Gazeta inFokus
16:31 | 01 Prill 2025
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas publikimit të bisedave në viber në mes të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe ish kryeministrit nga kjo parti, Avdullah Hotit.
Analisti ka dhënë një analizë të tijën se si do të dukej rruga e duhur për LDK-në duke shtuar se pa Avdullah Hotin është më mirë të mos ekzistojnë fare si parti, shkruan Gazeta Infokus.
Muharremi ka thënë se rruga e duhur është të bësh edhe atë që jo gjithmonë të pëlqen, pra që kryetari Abdixhiku të dëgjojë edhe mendimet e të tjerëve.
“LDK pa Avdullah Hotin, ma mirë mos me ekzistu hiç. “Rruga e Duhur” me gjasë ky slogan i përshtatet më së miri gjendjes aktuale në LDK. Edhe ashtu e kuptojnë mirë, se kanë kaluar nëpër “Rrugën e Re”. E “Rruga e Duhur” nënkupton me bë atë që duhet, jo domosdoshmërisht atë që na pëlqen. Jo atë që ne mendojmë se është mirë në kokën tonë. Rrugë e Duhur nënkupton kompromis. Me e pa edhe tjetrin, me e dëgju mendimin tjetër, me pranu që ndonjëherë nuk e kemi krejt të drejtën. Kompromisi është ai që na shtyn përpara”, ka thënë Muharremi.
Reagimi i plotë:
Rruga e Duhur e LDK-së
LDK pa Avdullah Hotin, ma mirë mos me ekzistu hiç.
“Rruga e Duhur” me gjasë ky slogan i përshtatet më së miri gjendjes aktuale në LDK. Edhe ashtu e kuptojnë mirë, se kanë kaluar nëpër “Rrugën e Re”.
E “Rruga e Duhur” nënkupton me bë atë që duhet, jo domosdoshmërisht atë që na pëlqen. Jo atë që ne mendojmë se është mirë në kokën tonë. Rrugë e Duhur nënkupton kompromis. Me e pa edhe tjetrin, me e dëgju mendimin tjetër, me pranu që ndonjëherë nuk e kemi krejt të drejtën. Kompromisi është ai që na shtyn përpara.
Avdullah Hoti është një prej figurave më reprezentative të LDK-së. Ka mençurinë dhe shkathësinë e Isa Mustafës, por edhe urtësinë dhe orientimin strategjik të Ibrahim Rugovës. Nuk mundemi me e paramendu LDK-në pa Dullën. Pa të, ajo nuk është më LDK po diçka tjetër.
Figurat me peshë si Lutfi Haziri e Gazmend Muhaxheri nuk kanë çka me mbajt anë. Ata duhet me qenë ura. Ata duhet me i ulë në tavolinë Lumirin dhe Avdullahin dhe mos me u çu prej aty pa e gjetë “Rrugën e Duhur”.
LDK ka vend për të dy. Madje edhe për më shumë. Ata që po e përkrahin kryetarin, nuk do me thënë që janë miqtë e tij. Janë më shumë lojalistë që duan me qëndru afër liderit. Por kjo nuk do me thënë që kanë kapacitet me këshillu për vendime afatgjata e të qëndrueshme në të mirën e kryetarit.
Hoti nuk është veç përfaqësues i vetes. Ai është zë i një brezi dhe një mendësie të gjerë brenda LDK-së. Është një ndër asetet më të fuqishme të partisë. Bashkë me Hykmeten, Beratin e të tjerë, kanë qenë më të zëshmit në opozitë, sidomos për ekonomi. Dhe kjo e ka mbajt LDK-në gjallë. Sidomos kur kishte krizë në Komunën e Prishtinës, me aferën “Badovci”, me “Rrugën A”, me kontratat, arkitektët, e menaxhimin kaotik të qytetit.
Ky shkrim nuk është me ja bo qejfin apo me përkrahë Hotit apo njërin grup. Ne na duhet LDK e fortë me të gjithë bashkë. Në fakt, Lumirin e kam përkrahur publikisht para dhe pas zgjedhjeve.
Hotin e kam kritikuar kur ka qenë Ministër i Financave. Ia kam listu disa herë se si kanë vazhdu projektet e PDK-së, edhepse kishin premtuar ndryshim. I pata thënë gjithashtu që edhe pse parti e djathtë, vetëm 0.13% i kishin ndarë për ndihmë bizneseve.
Në atë kohë, Hoti pati lëshu një deklaratë zyrtare me emrin dhe mbiemrin tim, në emër të qeverisë, pas kritikave që ia bëra. Ndoshta me më poshtëru, e ndoshta me e mbrojtë qeverinë, se di.
Por përtej dallimeve në qasje, stil metodë të qeverisjes… Hoti është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për LDK-në, por për Kosovën. Neve na duhen njerëz të tillë me përvojë, të qetë, që i ndihmojnë gjeneratat e tashme dhe të ardhshme me marrë vendime të drejta për Kosovën.
Në fund të ditës, Lumir Abdixhiku nuk mundet me qeverisë LDK-në me forcë e dorë të hekurt. Me përjashtime. Ai duhet me kriju sinergji mes grupeve. E Hoti duhet me ndihmu kryetarin për me i marrë vendimet e duhura për të ardhmen. Pa këta dy, nuk ka hajr në LDK. Ose duhet me i lën mënjanë inatet personale dhe gjendet kompromisi, ose me vendos drynin.
Mos harrojmë, LDK nuk është më parti e madhe që mundet me u përça nga brenda. Tash është e treta. Dhe vetëm me unitet e sinergji ka shpresë për rimëkëmbje dhe me garu me PDK e LVV. Nëse vazhdon kështu, do mbetet një parti statike, e ndarë, që nuk shkon shumë përpara.
E Lumiri këtu ka përgjegjësi. Ai duhet me siguru që partia është e bashkuar. Që zërat dëgjohen. Që kompromisi është rruga që fiton. Se vetëm ajo rrugë e çon përpara LDK-në.

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...































