Lajme

Haradinaj nderon të rënët e mạsakrës së Lybeniqit: Liria u pagua me gjạkun e më të mirëve tanë

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 01 Prill 2025

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Lybeniq, duke nderuar kujtimin e dhjetëra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe më 1 prill 1999.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e ka cilësuar këtë masakër si një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb në Kosovë, ku burra, gra, të moshuar dhe fëmijë nga Lybeniqi, Buçani, Rashiqi, Loxha, Kosuriqi dhe Prilepi u ekzekutuan mizorisht, ndonëse ishin të paarmatosur.

“Liria e Kosovës u pagua me gjakun e më të mirëve tanë. Ata nuk u ndalën përballë dhunës, nuk u dorëzuan para mizorisë. Ishin të paarmatosur, por më të fortë se armiku, sepse kishin një qëllim – lirinë e Atdheut,” shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu përmendi tragjeditë e tjera të luftës, si shuarjen e familjes Januz Cana në Gjakovë, ekzekutimet masive në familjen Vejsa dhe në rrugët e qytetit, si dhe vrasjen e gjashtë anëtarëve të familjes Rexha nga Cercë e Istogut.

Haradinaj theksoi domosdoshmërinë e drejtësisë për viktimat dhe mbajtjen gjallë të kujtesës kombëtare për ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Përgjegjësit e këtyre krimeve nuk duhet të mbeten të pandëshkuar. Drejtësia për ta është borxh i përjetshëm i yni,” përfundon postimi i tij.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy