Rozë

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 01 April 2025

Në vazhdën e ngjarjeve të shumta që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të këtij formati.

Gjithçka ndodhi gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin.

Në një çast të papritur, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka ngjallur neveri dhe indinjatë tek publiku.

-Advertisement-

Ky moment nuk i shpëtoi syrit të fansave të vëmendshëm të spektaklit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale.

Pavarësisht se nuk dihet saktësisht çfarë po diskutonin dy banorët dhe çfarë e nxiti Gjestin të kryente këtë veprim kundrejt Eglit.

Pamjet e regjistruara kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat dhe kritika të ashpra.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy