Shenoll Muharremi: “Këto mund të jenë minutat e fundit të Albin Kurtit si Kryeministër”
Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 27 Mars 2025
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendoror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se sipas ligjit, të gjithë anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje – përfshirë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Këto mund të jenë orët dhe minutat e fundit të Albin Kurtit si Kryeministër i Qeverisë”, ka shkruar Muharremi në një postim në rrjete sociale.
Ai rikujton se Ligji për Qeverinë e obligon dorëheqjen para certifikimit:
“KQZ ka kërkuar që deputetët që janë zgjedhur të japin dorëheqje, ashtu siç e kërkon ligji për qeverinë. Me siguri këtë do ta bëjë Kurti, nuk ka opsion tjetër. A dëshiron me shkelë ligjin a?”
Muharremi thekson se kjo situatë nënkupton edhe zëvendësimin e Kurtit nga një person tjetër që nuk është deputet, shkruan Gazeta Infokus.
“Tash dikush tjetër duhet ta zëvendësojë, dikush që nuk është deputet.”
Ai paralajmëron se vendi po hyn në një periudhë të re pasigurie dhe kërkon formim të shpejtë të institucioneve:
“Pas këtij momenti, duhet urgjentisht të formohen institucionet dhe qeveria, sepse po futemi në një fazë edhe më të thellë të pasigurisë.”
Analisti përmendi edhe Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke thënë se nuk duhet të ndërmarrë vendime me ndikim derisa të formohen institucionet e reja:
“ZRRE ndërkohë nuk duhet të marrë vendime me ndikim derisa të formohen institucionet e reja.”/Gazeta Infokus

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...































