Lajme

Konjufca shkon për ngushëllime te familja e Thaçit, me fjalë të mëdha për ish presidentin e Haxhi Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 19 Mars 2025

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Infokus.

Konjufca ka vizituar familjen Thaçi në Burojë dhe ka nënshkruar në librin e zisë, duke lartësuar figurën e të ndjerit si një njeri me ndikim të madh në edukimin patriotik të familjes së tij.

Në mesazhin e tij, ai e përshkroi Haxhi Thaçin si një njeri të urtë dhe patriot, i cili kishte ushqyer me ndjenja atdhetarie jo vetëm familjen e tij, por edhe pjesën më të gjerë të Drenicës.

-Advertisement-

“Të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh, një njeri të urtë. Ai e ka ushqyer me patriotizëm familjen e tij dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha, e ka frymëzuar djalin e tij, Hashim Thaçin, i cili si president i Kosovës ka udhëhequr shumë procese të rëndësishme në historinë e vendit”, ka shkruar Konjufca në librin e zisë.

Gjithashtu, ai theksoi rolin e Thaçit dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij në lëvizjen studentore të viteve ’90, në radhët e UÇK-së, dhe më pas në proceset e shtetndërtimit të Kosovës.

“Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët sot po mbrojnë kauzën në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë qenë në krye të UÇK-së, falë së cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin dhe frymëzimin nga prindërit tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur nga bac Haxhi”, ka shkruar ai.

Theksojmë se Glauk Konjufca është përfaqësuesi i parë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që ka reaguar publikisht pas vdekjes së Haxhi Thaçit dhe ka vizituar familjen e tij për t’i shprehur ngushëllimet e tij.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy