Marrëveshja për mineralet, deklarohet Zelensky
Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 27 Shkurt 2025
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbehur entuziazmin e marrëveshjes me SHBA për mineralet, duke thënë në një dalje për mediat se një marrëveshje e tillë mund të kalojë edhe në heshtje.
Po ashtu, Zelensky përgenjeshtroi Donald Trump në lidhje me borxhin prej 500 miliardë dollarësh, duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.
“Kjo marrëveshje mund të jetë një sukses i madh, ose mund të kalojë në heshtje. Dhe suksesi i madh varet nga biseda jonë me Presidentin Donald Trump. Nuk ka ende një marrëveshje që vjen më pas. Do të ishte më e vështirë, më serioze, sepse marrëveshja e radhës ka të bëjë me fondin. Ajo do të përfshijë marrëdhënie të caktuara partnere, para etj. Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në parlamentin ukrainas”, tha Zelensky.
“Sigurisht, kjo marrëveshje ka të bëjë me ekonominë. Por, kërkova që të paktën të ketë një mirëkuptim se ne po i shohim gjërat në të njëjtën mënyrë: se e gjithë kjo është pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë. Pra, edhe në marrëveshjen kuadër doja që të kishte të paktën një fjali “Garancitë e sigurisë për Ukrainën. Me sa u informova nga zyrtarët e qeverisë, kjo fjali është tani. Gjëja kryesore për mua është se ne nuk jemi debitorë. Nuk ka asnjë borxh prej 500 miliardë dollarësh në marrëveshje, as 350, as 100 miliardë dollarë sepse kjo do të ishte e padrejtë”, shtoi Presidenti ukrainas. (A2 Televizion)

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...



































