Lajme

Besnik Tahiri liston arsyet se pse AAK po kërkon ballëhapur votën e qytetarëve me 9 shkurt

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 05 Shkurt 2025

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka radhitur disa nga arsyet se pse sipas tij koalcioni i AAK, NISMA po kërkojnë ballëhapur votën e qytetarëve.

Tahiri ka thënë se në vitin 2017, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Ramsh Haradinaj, kishte larguar Pallatin e Rinisë nga AKP-ja duke e shpëtuar kështu nga falimentimi.

“Pse e kërkojmë votën ballëhapur në kryeqytet: 1. Më 22 dhjetor 2017, kryeministri Haradinaj largoi Pallatin e Rinisë nga AKP, ishte para falimentimi dhe ia kaloi Komunës së Prishtinës. Sot ky Pallat shfrytëzohet nga klube, sportistë e artistë nga i gjithë kryeqytetit”, shkruan Tahiri.

-Advertisement-

Ndërsa sipas tij dy arsye të tjera janë edhe Ligji për Kryeqytetin dhe dhënia e ndërtesës së Gërmisë për Operën dhe Baletin e Kosovës.

Numri 10 listës së AAK-së ka thënë se pas 9 shkurtit me fitoren e tyre Kosova do të gëzojë edhe shumë investime të tjera.

“2. Më 19 shtator 2018, Qeveria miratoi Ligjin për Kryeqytetin Prishtina duke ja dhënë stautusin dhe buxhetin e merituar këtij qyteti dhe qytetarëve; 3. Më 14 mars 2019, Ndërtesa e Germisë iu dha Operës dhe Baletit, duke krijuar një hapësirë në mes të qytetit të hapur dedikuar për artin dhe kulturën. Pas 9 shkurtit edhe shumë investime tjera do ti gëzojë e gjithë Kosova. Urime fitorja me numrin 137”, shkruan ai.

Besnik Tahiri është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ai ka shërbyer si deputet në legjislaturën aktuale, e cila filloi në mars 2021. Ai ka udhëhequr grupi paralmentar të AAK-së në Kuvendderisa Tahiri ka mbajtur edhe pozita të tjera publike, duke përfshirë edhe atë të zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy