24 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrạsjen e dyfishtë në Vushtrri
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 20 January 2025
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Jetmir Sinani, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet burgim për vrasjen e F.Z,. dhe L.M., me 2023 në Vushtrri.
Aktgjykimi dënues ndaj të akuzuarit Sinani është shpallur të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mentor Hajraj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Jetmir Sinani për veprën penale “Vrasje e rëndë” iu shqiptua dënim në kohëzgjatje prej 23 vitesh burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burgim.
Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 24 vite burgim, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Në dënimin me burgim, të akuzuarit Sinani do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Po ashtu, Sinanit gjykata ia vazhdoi masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
I akuzuarit obligohet që t’i paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore në vlerë prej 300 euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe 50 euro të tjera në emër të fondit për viktimat e krimit.
Në shpallje të aktgjykimit u bë e ditur se është konfiskuar arma, me të cilën janë kryer veprat penale dhe e njëjta është urdhëruar që të shkatërrohet.
Gjykata palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore- juridike i udhëzoi në kontest civil.
Ndryshe, të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Edin Beka, Ylli Mustafa, Valdrin Qerimi, Ilmi Shaqiri dhe Mergim Kameri, por ndaj tyre ishte veçuar procedura penale në Departament të Përgjithshëm – Dega në Vushtrri.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 27 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Jetmir Sinani, Edin Beka, Ylli Mustafa, Valdrin Qerimi, Ilmi Shaqiri dhe Mergim Kameri.
Në pikën e parë të aktakuzës, Jetmir Sinani akuzohej se më 29 tetor 2023, rreth orës 15:50 në udhëkryqin e rrugëve “Mehmet Konjuhi”, “Rifat Galiza dhe “Zahir Pajaziti” në Vushtrri, me dashje ka privuar nga jeta viktimat F.Z. dhe L.M. Në seancën e 9 janarit, ekspertja kishte deklaruar se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore.
Të tjera
-
Demhasaj: Në Lloqan dhe Pbërgjë u nderuam me mbështetje masive për të ardhmen
Kandidati i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, po ...
-
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan. Rastin...
-
Ramush Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë, s’ka me pasë më rritje
Kandidati për kryeministër në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradina...
-
Për 7 ditë në këmbë nga Greqia në Kosovë, Beqiraj e tregon momentin kur pati ujqër afër
Bestar Beqiraj ka treguar eksperiencën e tij shtatë ditore nga Greqia për në ...
-
Lushtaku: Lagja IV, Runiku e Syrigana të bashkuar për fitoren e PDK-së
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Ganimete Musliu takon familjen e komandantit Gani Imeri, i cili ndërroi jetë para disa muajsh
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është takuar me ...
-
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Përvoja e emisarit të ri për dialogun ndihmon në avancimin e marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e ri të...
-
Rrëzohet avioni mjekësor me gjashtë persona në bord, bie mbi vetura e shtëpi në Filadelfia
Një aeroplan i vogël transporti mjekësor është rrëzuar në një zonë të banuar ...
-
Mërgim Lushtaku: Mazgiti i Obiliqit mbrëmë tregoi se është 100% i bindur se Kosova mundet ma mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka vizituar mbrëm...
-
Bedri Hamza: Pas 9 shkurtit, do ta kemi një qeveri që punon dhe mban fjalën
Bedri Hamza e ka publikuar një video të re, me të cilën paralajmëron një stan...
-
Për 24-orë 66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. ...
-
Ky është parashikimi i motit për sot
Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas In...