Rozë

Videoja që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë kërcënuese ndaj Gjestit

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 16 January 2025

Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale.

Të dy banorët dëgjohen duke diskutuar në gjuhën greke, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit e formatit.

“A e di se çfarë mund t’i bëj kësaj k**ve jashtë? Mund ta mbyll”, dëgjohet duke thënë G Bani për banorin tjetër, Gjestin, i cili ndodhet para tij.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Laerti është dëgjuar duke u përpjekur ta qetësojë situatën, por kjo nuk e ka ulur indinjatën e publikut.

Në spektaklin e fundit, familja e G Bani kishte reaguar publikisht për sjelljet e tij.

Në një letër të hapur, ata i kërkuan falje familjes së Gjestit për veprimet dhe komentet e papërshtatshme të djalit të tyre, përfshirë edhe përmendjen e familjes së konkurrentit në diskutime.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy