Kader Kicaj nxjerr bisedat – e demanton Lumbardhin: Mund të më kesh gënjyer mua, por mos gënje publikun
Autori: Gazeta inFokus
17:46 | 12 January 2025
Ish-banorja e BBVK 2, Kader Kicaj, ka reaguar kundër ish të dashurit të saj, Lumbardh Salihut.
Bukuroshja nga Prizreni ka publikuar disa biseda, ku tregon se ish-partneri e ka uruar për ditëlindje.
Kjo pasi fituesi i këtij edicioni u shpreh se nuk e ka uruar për ditëlindje për shkak se nuk ka dashur t’i ndërhyjë në privatësi, gjë e cila u demantua
Reagimi i plotë i Kaderit (pa ndërhyrje):
“Prej shumë kohësh kam zgjedhur heshtjen, edhe pse vazhdimisht jam përmendur në intervista.
Heshtja nuk ka qenë mungesë fjalësh, por një zgjedhje e vetëdijshme për të kursyer personin në fjalë – jo për ndonjë arsye tjetër, por për një fije respekti për të kaluarën tonë.
Por kur ky respekt nuk është reciprok dhe për hir të pak vëmendjes apo përpjekjeve për të shpëtuar një imazh të lëkundur, dikush zgjedh të më përdorë si mjet për manipulim, heshtja bëhet pafuqi.
Së fundmi, më dërguan një video – një tjetër episod viktimizimi dhe gënjeshtrash të hapura. Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit. Dikush që pretendon të hyjë në politikë dhe të fitojë besimin e njerëzve, nuk mund të lejojë vetes të ndërtojë rrugën e tij mbi gënjeshtra edhe për gjëra bazike, si një urim ditëlindjeje.
Mund të më kesh gënjyer mua, por mos gënje publikun duke vazhduar të flasësh mbi emrin tim. Boll është boll”.


T� tjera
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...






























