Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 05 January 2025
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Mar-a-Lago.
Në një nga fotot e para të realizuara nga të ftuarit në sallonin e rezidencës në Florida, shihet në krah të tyre, edhe senatori i Floridës Marco Rubio i emëruar sekretar shteti nga Trump, kongresmeni nga Florida Mike Waltz, i emëruar këshilltar për sigurinë kombëtare, Scott Bessent, i emëruar sekretar i Thesarit, ambasadorja italiane në SHBA, Mariangela Zappia dhe sipërmarrësi Tilman Fertitta, i emëruar ambasador i SHBA në Itali, sipas medias vendase.
Elon Musk nuk u pa, por ai mund të ketë marrë pjesë në organizimin e takimit.
“Është shumë emocionuese, unë jam këtu me një grua fantastike, kryeministren italian.“ Me të vërtetë ‘e pushtoi’ Evropën”, u tha Trump të ftuarve të mbledhur në sallë pritjeje.
Menjëherë më pas Trump, Meloni, Rubio, Waltz dhe Bessent u ulën në audiencë dhe deri në orën 10:20 të mbrëmjes morën pjesë në premierën e dokumentarit “Eastman Dilema” mbi zgjedhjet e 2020, ku sistemi gjyqësor akuzohet se ka shënjestruar konservatorë si John Eastman, avokati i Trump, i cili humbi kualifikimin e tij për të praktikuar ligjin në gjykatat e shtetit të Kalifornisë dhe u emërua si bashkëpunëtor në padinë federale të ngritur kundër Trump për përpjekjet e tij për të penguar certifikimin e zgjedhjes së Biden.
Takimi i Melonit me Trump ishte gjithashtu një mundësi për të folur për rastin e Cecilia Sala, një gazetare italiane nga Il Foglio dhe Chora Media e cila është arrestuar nga Irani që prej 19 dhjetorit, si dhe për çështje të tjera që lidhen me Italinë si tarifat dhe lufta në Ukrainë.
“Irani ka arrestuar shpesh të huaj dhe individë me shtetësi të dyfishtë për t’i shkëmbyer me para dhe njerëz të tjerë. Një person i informuar për takimin tha se Meloni u përpoq në mënyrë agresive për këtë”, shkroi New York Times.
Takimi mes Melonit dhe Trump zhvillohet pesë ditë përpara vizitës së presidentit në largim Joe Biden, presidentit aktual amerikan, në Romë dhe dy javë para inaugurimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Pas darkës dhe takimit me Trump, Giorgia Meloni u largua nga Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në Romë.
Të tjera
-
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, përmend sundimin e ligjit
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Ri...
-
Deri në 15 minuta pritja në Merdarë për të dalë nga Kosova
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 10-15 ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person gjatë të hënës është gjetur pa shenja jetë në Novobërdë të Gjilani...
-
Rrëzohet një aeroplan në Australi, ka viktima
Një avion u rrëzua pranë ishullit Rottnest afër qytetit Perth të Australisë P...
-
Zhduket një burrë në Lipjan
Një person është raportuar i zhdukur në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus. Si...
-
Policia gjen kạllạsh dhe fishẹkë në shtëpinë e një burri në Podujevë
Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një bu...
-
Rrạhu familjaren, arrestohet
Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti dyshohet se kishte usht...
-
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa qytete
Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, d...
-
Çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë të tre javëve
Çmimet e naftës së papërpunuar zgjeruan fitimet në seancën aziatike të mërkur...
-
Rritja më e madhe e pagave në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit
Vendimi i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës për rritjen e pagës mi...
-
KQZ sot miraton fletëvotimin, votimi jashtë Kosovës nis të enjten
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërsa do ...
-
Haradinaj mban sot konferencë për media
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban sot konferencë për media b...