KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 30 December 2024
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot konferencë për media gjatë së cilës shpalosi raportin analitik mbi performancën e Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Kosovës.
Violeta Haxholli, hulumtuese e lartë në KDI, tha se katër vitet e kësaj Legjislature janë shoqëruar me një seri mundësish të humbura dhe një mungesë të përgjegjshmërisë nga ana e deputetëve. Pavarësisht miratimit të 282 ligjeve, legjislatura ka hasur në shumë sfida që kanë penguar efikasitetin e saj.
Ajo theksoi se zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ato në pjesën veriore, kanë ndikuar në masë të madhe dinamikat brenda Kuvendit. Dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe në nëntor 2022, pas muajsh bojkotimesh, e la komunitetin serb në Kosovë pa përfaqësim në Kuvend dhe pamundësoi miratimin e ligjeve që kërkonin shumicën e dyfishtë.
“Për të njëjtën arsye nuk arritën të miratohen as tri propozim-amendamentet kushtetuese për zhvillimin e procesit të vetingut në drejtësi. Lidhur me këtë, partia në pushtet nuk prezantoi ndonjë alternativë tjetër, duke e lënë këtë çështje pa ndonjë epilog.
Një nga arritjet e kësaj Legjislature ishte miratimi i Rregullorës së re të Punës, dokument ky i cili nuk ishte ndryshuar nga asnjë legjislaturë paraprake për më shumë se 10 vite. Në anën tjetër, Kuvendi dështoi të miratonte Kodin e Sjelljes së deputetëve, një obligim ky që buron nga Rregullorja dhe synon avancimin e rregullave të sjelljes në Kuvend. Ngjashëm, Kuvendi dështoi të miratonte Projekt Kodin Civil, veprim ky i cili është në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së të drejtave civile dhe i pamundësoi vendit kodifikimin e procedurës civile”, thuhet në njoftim.
KDI tutje ka theksuar se derisa partia në pushtet u përball me largimin e 6 deputetëve, arriti të ruante shumicën parlamentare, duke marrë mbështetje nga partitë e komuniteteve jo shumicë. Kjo siguroi vazhdimësinë e punës së Kuvendit dhe miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera të nevojshme deri në përmbylljen e kësaj legjislature.
Megjithatë, sigurimi i kuorumit të nevojshëm për mbajtje të seancave dhe votim ishte sfida kryesore përgjatë gjithë kohës sa zgjati Legjislatura e tetë. Si rezultat, në disa prej seancave u votuan dhjetëra ligje përnjëherë, e në raste edhe me procedura të përshpejtuara. E tillë ishte seanca e 5 dhjetorit në fund të kësaj Legjislature, e cila u karakterizua me veprime të partisë në pushtet, të cilat ishin në kundërshtim me parimet demokratike dhe të qeverisjes së mirë.
“Në një anë ka pasur mbi 5 mijë mungesa të deputetëve dhe në anën tjetër edhe kur disa prej deputetëve kanë qenë prezent në seancat e Kuvendit, pjesëmarrja e tyre ka figuruar vetëm në letër, por jo edhe në punimet e Kuvendit. Kështu, në listën e evidencës zyrtare të Kuvendit ku nënshkruhen deputetët, për çdo seancë kanë figuruar më shumë se 90 deputetë. Mungesa e kuorumit ndikoi edhe mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, e cila gjatë kësaj periudhe mbajti gjithsej 93 mbledhje, nga 124 mbledhje sa ishin të planifikuara. 25% e tyre dështuan në mungesë të kuorumit. Vetëm në fund të vitit 2021, 4 mbledhje të njëpasnjëshme të Kryesisë dështuan. Ngjashëm edhe 3 mbledhje gjatë gjysmës së parë të vitit 2023”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...
-
Mali i Zi: Homazhe për 12 viktimat e sụlmit me ạrmë ditën e Vitit të Ri
Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gj...