A po funksionojnë hallkat elektronike që erdhën në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 29 December 2024
Nga 10 dhjetori i këtij viti, në Kosovë është lansuar mekanizimi i mbikqyrjes elektronike të personave të dyshuar për vepra penale.
Megjithatë, institucionet nuk kanë treguar nëse i njëjti është duke funksionuar.
Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për mbikqyrjen e tyre, nuk është përgjigjur në interesimin e televizionit për këtë çështje, derisa ditë më parë, në raportin policor ishte një rast i shkeljes së urdhërit mbrojtës.
“Gjilan 23.12.2024-08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare edhe pse viktima ka pasur urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Në lansimin e këtij sistemi, krerët institucional thanë se i njëjti do të shërbejë më së shumti për rastet e dhunës në familje, dhe që të mos ketë përsëritje të rasteve.
Megjithatë, ish-avokati i popullit, Hilmi Jashari thotë se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari, në rast se ky sistem nuk funksionon siç duhet.
“Ajo që unë konsideroj që është problematike për një peridhë kohore, se paku për një periudhë të afërt është monitorimi i vazhdueshëm i efekteve që mund të ketë kjo mbikqyrje elektronike, për të parë defektet eventualisht edhe mundësitë për ti eleminuar ato, edhe duhet të ketë një bashkëveprim mes policisë me organiztat joqeveritare që mund të ndihmojnë, për zbatimin e këtj ligji dhe efektet, mirëpo edhe koordinim më të mirë mes gjykatave e policisë”, ka deklaruar Jashari.
Në anën tjetër, avokati Ardian Bajraktari thotë se me nisjen e zbatimit të ligjit në praktike, ulet edhe numri i personave që dërgohen në masën e parabarugimit.
“Ka impakt në dy drejtime e para në aspektin e parandalimit të fënomenit të dhunës në familje, sepse do ta pamundësonte riviktimizimin e vikitmave të dhunës në familje, përmes mundësisë së kontaktit me dhunuesin, por natyrisht impakti i tij është edhe në shqiptimin e masave të tjera alternative, në sigurimin e të pandehurit në procedurë”, ka deklaruar ai.
Ligji për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, është në fuqi nga vitit 2015. E shkelja e urdhrit mbrojtës nga të dyshuar për dhunë në familje, u ka kushtuar me jetë disa grave viteve të fundit./RTVDukagjini/
Të tjera
-
Mali i Zi: Homazhe për 12 viktimat e sụlmit me ạrmë ditën e Vitit të Ri
Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gj...
-
Pas patrullimit të ushtarëve amerikan në veri, KFOR-i del me një komunikatë
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të K...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Rama: Lokacioni dhe plani për palestrën multisportive janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit Hajru...
-
Rrạhu gruan, arrestohet dhe i sekuestrohet pistoleta 32-vjeçarit në Ferizaj
Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se ka shkaktuar dh...
-
Shtetas maqedonas lụftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner
(Radio Evropa e Lirë) – Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heto...
-
Vdẹs një person në aksidentin në Grackë, një tjetër dërgohet në QKUK
Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamioni e dy veturave në ...
-
The New York Times: Të konvertuarit në të krishterë në Kosovë duan ta ringjallin të kaluarën para-islamike
Të konvertuarit e krishterë në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë m...
-
Deri në tri orë pritjet në Merdarë, një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare pë...
-
Shqiptari i Kosovës dëbohet nga Zvicra se voziti shpejt dhe u vetaksidentua
Në majin e vitit 2021, pak pas orës 19:00, Florent M.*, që tani është 26-...
-
KFOR-i amerikan kryen patrullime në veri: Ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet e sigurt për të gjithë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka ushtarët amerikanë të tij...
-
Hyri ilegalisht nga Serbia, arrestohet në veri të Kosovës
Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk posedonte asnjë dokument iden...