“Sulmi në Ibër-Lepenc cenoi sigurinë”, Buardani: Roli i KFOR-it ende vendimtar
Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 29 December 2024
Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit, thotë komandanti i KFOR-it, Enrico Buardani, derisa shton se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka cenuar situatën e sigurisë në vend.
Gjeneralmajor Buardani, i cili në tetor e mori zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, nënvizon rëndësinë e KFOR-it në rrethanat aktuale.
“Ka ende punë për të bërë për të siguruar përmbushjen e kushteve të duhura për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, duke përfshirë ato që janë para së gjithash nga natyra politike. Me këtë i referohem në mënyrë eksplicite dialogut Beograd-Prishtinë dhe rëndësisë që ai të ecë përpara. Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë detyrën e tij për të garantuar sigurinë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; dhe përmes pranisë dhe aktiviteteve të përditshme në mbarë Kosovën do të vazhdojë të krijojë hapësirë për dialog politik për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të çështjeve të mbetura”, thotë ai në intervistën me shkrim për KosovaPress.
Çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe dezinformatat në rajon siç thotë ai, po bëjnë që në Kosovë të ketë potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit.
“Sulmi i fundit në kanalin ujor Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë… KFOR-i do të punojë ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, në mbështetje të sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse situata e kërkon, NATO ka gjithashtu aftësinë për të përforcuar menjëherë KFOR-in përmes njësive të ndryshme të forcave rezervë, në një njoftim shumë të shkurtër për të lëvizur.”
Ai flet edhe për hapjen e Urës së Ibrit, për çka thotë se KFOR-i mban një qëndrim transparent dhe konsistent, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret përmes dialogut me komunitetin ndërkombëtar.
“Ura e Ibrit çështje politike dhe jo ushtarake”, thekson komandanti i KFOR-it.
Të tjera
-
Shala i PDK-së viziton një kompani në Drenas: Bedri Hamza do të jetë krah i fortë, prodhuesit vendorë meritojnë më mirë
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Kandidatët e LDK-së Xhafer Gashi e Linda Bekteshi në takime me banorët e Obiliqit: Mbështetje e njëzëshme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet me numër 11 nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
A ka qenë Gjyljeta Ukella e strehuar në “Shtëpinë e Sigurt” në Pejë para vràsjes tragjike, flet kryetarja e bordit të strehimores së grave
Kryetarja e Bordit të strehimores së grave në Pejë, Xhenet Syka Kelmendi ka f...
-
REL: Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Ku...
-
Deputeti suedez mik i kosovarëve Magnus Jacobsson i nominon Feride Rushitin dhe QKRMT-në për Çmimin Nobel
Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Tort...
-
Mergim Lushtaku: Fitorja e madhe e PDK më 9 shkurt është e pashmangshme
Kandidati për deputet me numer 100 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Operacion masiv në Pogradec, zhvillohen dhjetëra kontrolle
Burime nga policia në Shqipëri bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise ...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
43 vjet nga vrạsja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Sot shënohet 43 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombë...
-
Dronë rusë fluturuan mbi oborrin presidencial të Ukrainës gjatë vizitës së kryeministrit britanik
Dy dronë po fluturonin pranë oborrit presidencial ukrainas kur në vizitë shko...
-
ATK mban konferencë, prezantohen rezultatet e arritura gjatë vitit 2024
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir ...
-
Moti sot i vranët, me pak diell gjatë ditës
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me di...