Lajme

Policia e Kosovës bastisë një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 26 December 2024

Policia e Kosovës ka bastisur mëngjesin e sotë, objektet në të cilat po vepronin Drejtoria për Tokë Ndërtimore dhe Drejtoria për Çështje Banesore në Mitrovicën e Veriut, që të dyja institucione paralele të cilat kanë vepruar me sistemin e Serbisë.

Portali serb “Kosovo-online” është duke raportuar se rreth 70 punonjës janë larguar na objekti.

Në lidhje me bastisjen, zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut të Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se rasti po trajtohet si nxjerrje e dokumenteve të falsifikuara.

-Advertisement-

“Kur kemi ardhur këtu kemi gjetur punëtorë dhe dyshojmë se këtu ka pasur një institucion paralel. Së bashku me prokurorin, policia ndodhet në vendngjarje dhe për momentin këtë rast po e trajtojmë si nxjerrje të dokumenteve të falsifikuara. Ne kemi folur me punëtorët dhe ata mundën të merrnin sendet e tyre personale. Ky objekt tani e tutje është nën kontrollin e policisë dhe prokurorisë deri në njoftimin e dytë”, ka thënë Elshani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera