Lajme

“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 25 December 2024

Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin brenda burgut të Hagës.

Haradinaj thotë se me ish-krerët e UÇK-së janë parë vetëm kur ata kanë dalë në shëtitore, dhe përmes dritares, këta kanë kënduar për t’ju japur atyre kurajo.

“Kur dulum mu shëtit, na e kishim një dritare, e vetmja shansë për me i pa ka qenë kur shëtitshin me na pa këta neve. Kur na kqyrshin ata na knojshim këngë të UÇK-së, me ju dhon këtyre zemër, mos t’jau nin e na thojshin mos folni”, u shpreh ai në T7.

-Advertisement-

“Atë ditë e kemi ditë që janë arrestu, jemi kon shumë të shqetësum, sidomos Hashimi kur dha dorëheqje”, u shpreh më tutje Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera