Lajme

U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 25 December 2024

Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, është sulmuar në Zveçan.

Në lidhje me këtë ka folur zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se sipas informacioneve që ka policia, mbrëmë gjatë një feste, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e saj e kanë lënduar Simiqin.

-Advertisement-

“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Policia e Kosovës është jemi duke u marrë me intervistim të personave të involvuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera