Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 25 December 2024
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me reduktimet e rrymës, duke thënë se kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe KESCO-s për kursim, është më shumë arsyetim sesa një zgjidhje e mirëfilltë.
Tutje, Tahiri ka theksuar se tarifa e energjisë tashmë është e papërballueshme për shumëkënd.
‘‘Për sa i përket nën-stacioneve, si ai i Fushë Kosovës, dështimi është përgjegjësi e KOSTT, siç është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit’’, ka thënë ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Thirrja e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT dhe KESCO për kursim gjatë orëve të pikut, të përcaktuara ndërmjet 18:00 dhe 21:00 – 24:00, duket më shumë si një arsyetim sesa një zgjidhje e mirëfilltë.
Koha e pikut përkon me nevojën për ngrohje dhe përdorimin e shërbimeve me energji. Orari 18:00 tregon një periudhë kur qytetarët, gjatë gjithë ditës, nuk përdorin pajisjet e tyre në mënyrë intensive, ose lidhet me momentin e përgatitjes së ushqimit. Ndërsa orari 21:00 – 24:00 përputhet me kohën kur temperaturat bien ndjeshëm dhe fillon tarifa e lirë.
Në vend që të zgjasin oraret e tarifës së lirë, qytetarëve u propozohet të shtojnë konsumimin e energjisë gjatë tarifës së shtrenjtë, e cila është tashmë e papërballueshme për shumëkënd. Siç duket, të gjitha masat e propozuara dhe të zbatuara kanë dështuar. Kjo dëshmohet edhe me rritjen e kufirit maksimal të konsumit deri në 1400 MW.
Për sa i përket nën-stacioneve, si ai i Fushë Kosovës, dështimi është përgjegjësi e KOSTT, siç është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Ndryshoni oraret, merrni masa të qëndrueshme – qytetarët tashmë përballen me vështirësi ekstreme për ngrohje dhe me çmime të papërballueshme.
Të tjera
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...
-
“Qeveri e idhnakëve”: Jasharaj i SBAShK thotë se formularin për heqje dorë nga shtesat, Murati do ta aplikojë edhe ndaj sektorit publik
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK ka folur për vendimin e Qeverisë që t’i ja...
-
“Espresso me Bedri Hamzën”: Hamza i tregon një mësimdhënëseje se do t’i rritet paga për 50%
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, sot...
-
Policia e Kosovës bastisë një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele të Serbisë
Policia e Kosovës ka bastisur mëngjesin e sotë, objektet në të cilat po vepro...
-
Hykmete Bajrami i reagon Hekuran Muratit: Kushdo që flet për rritje duke e përjashtuar inflacionin thotë të pavërteta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e...
-
KOSTT njofton se një pjesë e Prishtinës s’do të ketë rrymë tri orë
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Policia jep detaje për aksidentin në mes një kamioni e tre veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet sot ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Haradinaj: Kjo qeveria e territ, kurrë asgjë nuk qiti në dritë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të...