Lajme

Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 23 December 2024

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie ka zhvilluar një takim në nëndegën e V-të të LDK-së në qytetin e Klinës.

Ai ka thënë se në këtë takim mobilizues morën pjesë anëtarë, veprimtarë e mbështetës të përkushtuar të LDK-së.

“Sonte, në nëndegën e V-të të qytetit të Klinës, zhvilluam një takim mobilizues me anëtarët, veprimtarët dhe mbështetësit e përkushtuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka njoftuar Rraci.

-Advertisement-

“Bashkë për ndryshim dhe fitore më 9 shkurt”, shkruan ai.

Alban Rraci është djali i ish kryetarit të njohur të, Ismet Rracit një figurë tejet e respektuar në politikën kosovare, shkruan Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera