Sport

Ka nisur procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, për tentim-sulmin ndaj Zhegrovës

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 23 December 2024

Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka bërë të ditur ekskluzivisht për Klan Kosovën, se më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë, për sulmin e tentuar që ishte bërë ndaj lojtarit të Kombëtares Edon Zhegrova.

“Më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë për këtë incident. Enkas për këtë është emëruar inspektori disiplinor i UEFA-s”, u shpreh ai në “Sport Show”.“Lojtari Zhegrova dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani  ka dhënë një deklaratë.

Besojmë që vendimi do të jetë meritor në këtë rast, dhe se do të dënohen”, shtoi Hodaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera