Lajme

“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 22 December 2024

Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që u lexua gjerësisht si vendim elektoral – juristi Ehat Miftaraj ka dalë me një reagim duke kërkuar qeveri e kryeministër normal; si dhe ka shtjelluar atë se si, sipas tij, duhet kuptuar ky veprim.

Postimi i Miftarajt:

E blen votën 100 Euro per me pas qasje ne nje buxhet prej 12 deri 15 miliardë për katër vite qeverisje.

-Advertisement-

Kur ke qasje ne 12 deri 15 miliarde Euro, ke mundesi te pakufishme me i shperbly vllaznit, dajet, familjaret, dostat, shoket dhe shoqet ne media me subvencione 100 mije Euro disa here, me pozita ne institucione publike, me ble kritiken me sponzorizime ne fushate, etj etj etj.

100 Euro femija i nje prindi ne rast social qe mbijeton me 200 e ca Euro ne muaj,

100 Euro femija e punetorit ne privat dhe publik me page 300 deri 500 Euro,

100 Euro djali i ministrit, deputetit dhe ambasadorit,

100 Euro djali i milionerit, 100 Euro djali i Oligarkut, e 100 Euro djali i punetorit ne Trepçe.

Sigurisht se kur iu ke nenshtru pushtetit, del e mbron pushtetin, e shan e kritikon opoziten e secilin qe ka mendim ndryshe ose kerkon nje qeveri normale ose nje kryeminister normal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera