Lajme

Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 22 December 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Në konferencën për media, Kurti njoftoi se Qeveria i ka ndarë nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjec dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, tha ai gjatë kësaj konference.

-Advertisement-

“Sikurse tashmë e kemi bërë traditë po ndahet mbështetetje shtesë të njëhershme nga 100 euro për të gjithë pensionamrrësit”, theksoi kreu i Qeverisë.

“Kjo nuk është vetëm dhuratë e fundvitit, por investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve. Në fund të vitit po ndajmë nga 100 euro edhe pensionin e 13-të për të gjithë pensionmarrësit që kualifikohen”, shtoi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera